Të premten VLEN në iftar te Kurti! A po bëhet “VLEN 2.0” me në krye Taravarin, apo kjo do të jetë darka e fundit e përbashkët e liderëve?

TË FUNDIT

Burime të TV21 bëjnë të ditur se liderët e koalicionit VLEN të premten do të shkojnë për iftar në Prishtinë, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në darkë pritet të marrin pjesë Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani. Ende nuk dihet nëse me liderët do të udhëtojë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

Burimet thonë se në takim ka gjasa që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it, respektivisht krijimin e “VLEN 2.0”, më të bashkuar, por sipas të njëjtave burime, me Taravarin si kryetar. Burimet thonë se takimi mund të marrë edhe kahje tjetër, gjegjësisht kjo mund të jetë darka e fundit e përbashkët mes liderëve të VLEN, para Kongresit të ASH-Taravari, ku pritet të merren vendime për atë se si do të garojë në zgjedhje lokale ASH-ja e Taravarit, që për dallim prej partive të tjera në VLEN, vlerëson se në zgjedhje partitë duhet të dalin veçmas./tv21.tv

Të tjera: Kasami: Shumica në VLEN duam të shkojmë bashkë në zgjedhje lokale! Taravari kërkon që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme

Taravari: Kam insistuar që partitë e VLEN-it të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje lokale, i motivojmë njerëzit për angazhim