Ministri i Arsimit për Arbër Ademi gjatë fundjavës është takuar me Ministrinë e shëndetësisë për të diskutuar masën e ndalesës së regjistrimit të fëmijëve të pavaksinuar në shkollë. Ai tha se një nga opsionet për të gjetur zgjidhje është që fëmijët të regjistrohen në shkollë, ndërsa më pas ata të vaksinohen. Ademi tha se po shqyrtohen edhe opsionet tjera dhe se për to do të bisedohet edhe në Qeveri, pasi sic tha arsimi fillor është obligues, por edhe shëndeti publik patjetër të mirëmbahet.
“Njëri nga opsionet që po i shqyrtojmë është që fëmijët të regjistrohen në klasën e parë, ndërsa nga shtatori nëse mbetën të pavaksinuar të shkojmë me vaksinim në terren”, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
