ë paktën pesë persona, përfshirë katër mjekë, e humbën jetën sot në një shpërthim bombe, e vendosur në rrugë në Kabul.
Nuk dihet nëse mjekët në burgun Pula Çarki në Kabul, ishin shënjestra e sulmit, kumtoi policia afgane.
Identiteti i viktimës së pestë është i panjohur, ndërsa në sulmin janë lënduar edhe dy persona të tjerë.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmet me bomba në Afganistan janë duke u bërë më të shpeshta përderisa negociatat midis qeverisë afgane dhe talebanëve vazhdojnë pas një armëpushimi 19-vjeçar.
