Të paktën dhjetë të vdekur në zjarret në Kaliforni

TË FUNDIT

Të paktën 10 persona janë vrarë në zjarret e Kalifornisë dhe 16 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, bënë të ditur zyrtarët në Kaliforninë Veriore.

Policia në Qarkun Bute ka gjetur shtatë trupa dhe tre gjeti një ditë më parë.

Sipas mediave amerikane, besohet se do të gjenden më shumë trupa kur ekipet e shpëtimit do t’i kërkojnë zonat e shkatërruara, me ndihmën e një ekipi antropologësh nga Universiteti i Çikagos.

Zjarret në atë pjesë të Kalifornisë zgjasin tashmë një javë dhe deri më tani janë shuar rreth 50 për qind e atyre që janë përhapur në Sierra Nevada, duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit Beri Krik.

Në zjarre janë djegur 2.000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.