Të paktën 40 viktima pasi autobusi ra nga ura në kanal në Indi

TË FUNDIT

Të paktën 40 persona vdiqën sot në një aksident komunikacioni në Indi kur një autobus ra nga ura në kanal në kohën kur kishte 60 pasagjerë në të.

Autobusi doli nga rruga në Maxha Pradesh, ku shtatë nga pasagjerët, përfshirë shoferin, arritën të notonin deri në breg. Ekipet shpëtuese po kërkojnë për pasagjerët e mbetur, transmetoi Bi-Bi-Si.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ndodhi kur shoferi e humbi kontrollin e autobusit, pas së cilës ajo theu murin mbrojtës të urës dhe ra në kanal.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi, në Tuiter, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe njoftoi se ata do të merrnin kompensim.

Rreth 150.000 njerëz vdesin në udhët e Indisë për çdo vit, kryesisht për shkak të shpejtësisë së papërshtatur ndaj kushteve të rrugës dhe vozitjes së pakujdesshme.