Të paktën 25 viktima në zjarret pyjore në Oregon

TË FUNDIT

Zjarre të papara pyjore që po digjen në shtetin federal amerikan Oregon, sollën deri në atë që rreth gjysmë milionë njerëz të vijnë në gjendje të gatishmërisë për evakuim, ndërsa ekipet e zjarrfikësve prej dje morën ofensivë kundër zjarreve dhe në këtë mënyrë i shfrytëzojnë kushtet e volitshme momentale për stihinë e zjarrtë që ta vendosin nën kontroll.

Për vetëm disa ditë, zjarri në këtë shtet shkatërroi mijëra objekte banesore, ndërsa Oregon këtë verë u bënë epiqendër e zjarreve që e shkatërruan Bregun paqësor të SHBA-së.

Mediumet britanike njoftojnë se bilansi i zjarreve të deritanishme është territor i shkatërruar me madhësi të shtetit Nju Xhersi dhe të paktën 25 viktima.

Guvernatori i Oregonit, Kejt Braun, konfirmoi se këtë javë e kanë humbur jetën pesë persona dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë larg më i madh sepse më shumë se dhjetë fëmijë nga tre qarqe llogariten të zhdukur.

Qielli mbi tre shtetet veriperëndimor, Kalifornia, Oregon dhe Uashington, janë mbuluar me tym dhe hi, ndërsa cilësia e ajrit duket se është më e ulët në botë.