Autoritetet amerikane kanë zbuluar të paktën 25 raste të terrorizmit të brendshëm në lidhje me trazirat në Kongresin amerikan, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar kongresmenit-demokrat, Xhejson Krou, i cili bisedoi për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes, Rajan Mekarti.
Ai gjithashtu tha gjatë trazirave janë zbuluar edhe armë zjarri, eksplozivë, kokteje Molotov dhe të tjera, “që tregon se është parandaluar katastrofë e madhe”, tha Krou. Ai shprehu shqetësim se në trazira kanë marrë pjesë edhe ushtarë dhe rezervistë.
Sipas Mekarti, Pentagoni është i vetëdijshëm për “kërcënimet e mundshme nga terroristët e mundshëm” në ditët para inaugurimit të presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së, Xho Bajden. Mekarti e siguroi kongresmenin se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së punon me organet e përndjekjes për t’u përgatitur për ceremoninë e inaugurimit më 20 janar.
Më 6 janar, mbështetësit e Trampit u mblodhën në Uashington dhe e sulmuan Kapitollin, ku mbahej seanca për emërimin e Bajdenit për president. Në trazirat e humbën jetën pesë persona, ndërsa dhjetëra u lënduan.
