Të paktën 20 persona të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

TË FUNDIT

Rreth 20 persona janë zhdukur si pasojë e një rrëshqitje të dheut në qytetin Atami në Japoninë qendrore.

Pamjet televizive treguan rrëshqitjet e dheut dhe disa shtëpi u shkatërruan.

Incidenti ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha për disa ditë me radhë në këtë rajon të Japonisë, transmeton tv21.tv.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka caktuar një taskë forcë emergjente për t’iu përgjigjur fatkeqësisë natyrore.

Japonia është e prirur për rrëshqitje dheu dhe përmbytje gjatë sezonit kur ka reshje të mëdha./21Media