Në fatkeqësinë ajrore në Sudanin Jugor jetën e kanë humbur 17 njerëz. Qasja e ekipeve të shpëtimit u vështirësua për shkak reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Në vendin e fatkeqësisë ka arritur edhe ministri i Qarkullimit të Sudanit Jugor Madut Bair Jel.
Sipas dëshmitarëve një person është transferuar në spital.
Ende nuk ka informacion çfarë ka sjellë deri te rrëzimi i aeroplanit An-26 shkurt pas fluturimit të aeroplanit në Xhuba.