Së paku 155 fëmijë kanë humbur jetën pas tërmetit të javës së kaluar në Afganistan, deklaruan nga Kombet e Bashkuara.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare informon për 250 fëmijë të lënduar në kohën e tërmetit në fshatrat malore në provincat Paktikë dhe Host, në kufi me Pakistanin.
Më shumë viktima në fëmijë ka në pjesën më të goditur Gajan në Paktikë.
Sipas qeverisë talibane në Afganistan, numri i viktimave nga tërmetit është 1,150 si dhe qindra të lënduar. Nga të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se jetën e kanë humbur 770 persona, por ekziston frika e rritjes së numrit përfundimtar të viktimave.
Tërmeti i javës së kaluar, me magnitudë gjashtë ballë sipas Rihterit ka qenë më vdekjeprurësi në Afganistan në dy dekada.
