Të paktën 14 persona humbën jetën sot në Filipine si pasojë e tajfunit të ri, i treti që e goditi arkipelagun në disa javët e fundit.
Shefi i mbrojtjes civile Rikardo Halad dekalroi se të paktën tetë persona janë lënduar, ndërsa 14 konsiderohen të zhdukur.
Druhet se numri i të pësuarve mund të jetë më i madh.
Armata publikoi të dhëna për 39 të vdekur dhe 22 të zhdukur.
Një pjesë e popullatës është evakuuar, por përmbytjet tashmë e goditën Manilën dhe disa provinca përreth.
Tajfuni i ri vjen disa javë pas goditjes së dy tajfuneve ku humbën jetën dhjetëra persona dhe ku u përmbytën një numër i madh të kulturave bujqësore.
