Të paktën 10 persona humbën jetën në shpërthimet që e tronditën aeroportin në Jemen afër Adenit, menjëherë pas mbërritjes së aeroplanit me qeverinë e re të unitetit kombëtar.
“Të paktën 10 persona janë vrarë si pasojë e sulmit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar”, deklaroi një burim mjekësor, transmeton DPA.
Qeveria e re e Jemenit është formuar në mes të dhjetorit nën udhëheqjen e kryeministrit Mejn Abdel Malik në pajtim me marrëveshjen nga Riadi, të lidhur në nëntor të vitit 2019 midis Këshillit Kalimtar Jugor (UPC) dhe autoritetet e njohura ndërkombëtarisht të vendit. Më 26 dhjetor dhanë betimin para presidentit Abd Rabu Mansur Hadi në selinë e tij të përkohshme në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Tani për tani nuk dihet çfarë i ka shkaktuar shpërthimet, as nëse ka viktima midis anëtarëve të pushtetit shtetëror./MIA
