“Të ndalohet lufta, po pësojnë të pafajshmit”! Analistët në Click Plus: OKB duhet të ndërhyjë

TË FUNDIT

Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të intervenojë, ndërsa të gjithë faktorët duhet të ulen dhe të bisedojnë që të gjejnë një zgjidhje për parandalimin e konfliktit Izrael-Palestinë. Kështu u shpreh mbrëmë në Click Plus profesori universitar Mevludin Ibishi.

“Mendoj se tani është koha që OKB duhet të intervenuar nga aspekti i paqeruajtësve së paku në bregun perëndimorë aty ku vendosën edhe Jerusalemin lindor, kjo do të jetë faza e parë dhe e dyta do të jetë që të gjithë faktorët të ulen dhe të bisedojnë dhe mendoj se ndoshta është edhe vonë të bisedohet për konceptin e dy shteteve realisht nuk di se si do ta rregullojnë është një situatë e pa rikthyer në aspektin territorial duke pasur parasysh që Izraeli është tepër i fortë edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin politik”, tha Mevludin Ibishi – profesor universitar.

Analisti Muhamet Halili tha se për shkak konfliktit që është përshkallëzuar po pësojnë të pafajshmit fëmijët dhe gratë.

 “Ata të cilët po pësojnë janë fëmijët, janë gra janë njerëz qoftë nga ana e Izraelit qoftë nga ana e Palestinës, sepse civilët bëhen flijim e një politike e cila ka mosmarrëveshje midis dy shteteve por edhe më gjerë, është një gjeo-politik strategjike”, shtoi analisti, Muhamet Halili.

Ndryshe Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken dje ka ftuar palët në konfliktin izraelito-palestinez të mbrojnë civilët dhe ka theksuar se SHBA intensivisht punojnë në përfundimin e konfliktit. SHBA ka kërkuar shpjegim nga Izraeli për sulmin në ndërtesën e Agjencisë së lajmeve Asoshietejd Pres dhe media tjera.  Siç raportohet, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, së paku 212 persona, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza. Ndërsa, në Izrael, sipas shërbimit shëndetësor, janë vrarë 10 persona, përfshirë dy fëmijë