Të mos ketë iluzione për fillim të negociatave, Qyçyk dhe Vasilev: Qeveria teknike nuk mund t’i ndryshojë pozitat

TË FUNDIT

Nuk duhet të pritet se Maqedonia mund t’i fillojë negociatat në Këshillin e BE-së më 22 qershor për shkak se Bullgaria ka qeveri teknike e cila nuk do t’i ndryshojë pozitat . Kjo u theksua në një debat në emisionin Click Plus në TV21 i cili do të transmetohet sonte ndërsa në të cilin marrin pjesë udhëheqësi dhe gazetar bullgar Bojko Vasilev dhe euro deputeti dhe korrespodent për Maqedoninë Ilhan Qyçyk.

“Nëse e shohim këtë si fenomen statik, përkatësisht nëse kërkojmë datë me çka do të zgjidhej nyja e Gordianit, atëherë sipas të gjitha gjasave nuk do të gjejmë datë pa marrë parasysh se sa përpiqemi që ta gjejmë. Sipas meje, biseda e madhe është se si të krijohet atmosferë pozitive politike mes dy palëve, e bazuar në bindjen se duhet të lëvizim drejt BE-së së bashku”, deklaroi Qyçyk.

Se Maqedonia nuk duhet të presë se Bullgaria do ta ndryshojë qëndrimin, porositi gazetari bullgar dhe udhëheqës Bojko Vasilev.

BOJKO VASILEV, GAZETAR/UDHËHEQËS
“Në Bullgarinë siç e dini, ka zgjedhje më 11 korrik, e dyta, në Bullgarinë ka qeveri teknike e cila nuk mund ta ndryshojë pozitën e Bullgarisë që u deklarua në vitin 2019 nga ana e Kuvendit të Bullgarisë me konsensus të madh. Përveç kësaj, na presin edhe zgjedhje presidenciale në tetor dhe nëntor, kështu që nuk po shoh se kush do të rrezikonte që të bëjë ndonjë lëvizje që të zgjidhej kjo çështje”, u shpreh Vasilev.

Por pikërisht ministri i jashtëm Bujar Osmani vazhdimisht pohonte se pa marrë parasysh se Bullgaria ka qeveri teknike, mund të udhëhiqen negociatat dhe sa ka kohë të mjaftueshme për të arritur zgjidhje para Këshillit në qershor. Osmani dje në Click Plus tha se po pajtohet me atë që e tha presidenti bullgar Radev se rruga drejt BE-së kalon përmes Bullgarisë.

Nesër dhe pasnesër presidenti Stevo Pendarovski dhe ai i Bullgarisë, Rumen Radev shkojnë në Romë me rastin e festës Shën Kirili dhe Metodij. Në këtë takim pritet që dy presidentët të bisedojnë edhe për çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.