Të mërkurën do të thirret seancë për interpelancë kundër zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov. Nisma e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE dhe e “Majta” është në agjendë pas gati dy muaj zvarritje. Opozita propozon dy interpelanca të tjera, njëra kundër zëvendëskryeministrit për luftën kundër korrupsionit Lupço Nikollovski dhe tjetra kundër ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq. Sipas opozitës, interpelanca kundër Nikollovskit është për shkak të indeksit të dobët të vendit në listën për anti-korrupsion, ndërsa interpelanca kundër Mariçiq bazohet në pasivitetin e tij në rastin “Dhoma Publike”.
