Bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë të martën në Uashington, njoftoi sot kabineti i presidentit libanez, Joseph Aoun.
Izraeli këmbëngul që qeveria libaneze të marrë përgjegjësinë për çarmatimin e Hezbollahut, lëvizjes militante që iu bashkua luftës në mbështetje të Iranit.
Më 8 prill, kur u shpall marrëveshja për armëpushim në Iran, Izraeli kreu sulme ajrore në Bejrut, ku humbën jetën mbi 300 persona, duke u konsideruar si dita më vdekjeprurëse në Liban që nga fillimi i konfliktit.
Ndërsa në Iran është në fuqi një armëpushim i brishtë, SHBA dhe Izraeli pretendojnë se ai nuk zbatohet për Libanin, duke theksuar rëndësinë e sigurisë së rrugëve dhe të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Teherani konsideron se armëpushimi vlen për gjithë rajonin.
