Të gjithë punëtorët që punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50% më shumë mëditje, tha kryeministri Kovaçevski

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës në një kompani vendore tha se me ligjin e ri, çdo kompani është e obliguar që gjatë të dielave të paguaj punëtorët të paktën50 për qind më tepër nga mëditja bazë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se në këtë mënyrë rritet edhe paga mesatare e punëtorëve.

“Vizita e sotme në “Dura Automotive Systems” është një mundësi e mirë për të parë se si duket zbatimi i zgjidhjes ligjore “e diela është ditë jo pune”. Punonjësit e kësaj kompanie, e cila për shkak të procesit kompleks të prodhimit duhet të punojë të dielave, përfitojnë shtesë 50% nga mëditja bazë. Kështu është rritur paga mesatare e këtyre punëtorëve që punojnë të dielën në këtë kompani”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.