Kritika të shumta mori për formacionin që përzgjodhi në finalen me Chelsean, por, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të përzgjedhjes dhe taktikave të tij.
Ai tha se bëri atë që mendonte se ishte e drejtë për ta fituar këtë ndeshje.
“Unë bëra atë që mendoja se ishte vendimi më i mirë,” tha Guardiola për “BT Sport”.
“Kevin de Bruyne u dëmtua por kjo ndodh në këtë garë dhe në këto lojëra. Ne kishim nevojë për të gjithë. Ambicia tani është të pushojmë, por pastaj të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ishte hera e parë që ishim në këtë fazë. Shpresojmë se do të jemi përsëri këtu në të ardhmen”, vazhdoi Pep.
“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për ne. Ishte një lojë e mirë. Ne patëm shanse. Ne ishim të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, ishim të guximshëm dhe nuk mund t’i shndërronim shanset në gol pasi ishin kaq të fortë. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.
