Të gjitha vaksinat janë të sigurta, unë pranova vaksinën “Sinofarm”, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pasi vaksinimit bëri të ditur se ka pranuar vaksinën kineze “Sinofarm”. Filipçe tha se të gjitha vaksinat janë të sigurta, transmeton TV21.

“Unë e pranova vaksinën “Sinofarm”, vaksinat janë të sigurta, efektet anësore janë shumë të vogla”, u shpreh Filipçe.

Gjithashtu ai u bëri apel të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të paraqiten për t’u vaksinuar.

Kujtojmë që dje me vaksinën kineze “Sinofarm”, u vaksinua edhe kryeministri Zaev./TV21