Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Shkup tha se është detyrë e politikanëve dhe udhëheqësve të shteteve që të lehtësojnë komunikimin e qytetarëve të dy vendeve, përcjell TV21. Osmani tha se shpreson që sa më shpejtë të mbarojë autostrada Shkup-Bllacë dhe gjithashtu të bëhen pikat e përbashkëta kufitare mes dy vendeve.
“Është detyra jonë e përbashkët që të bëjmë çmos që të lehtësojmë edhe më tej komunikimin dhe në këtë drejtim diskutuam, shpresojmë që sa më parë të shohim finalizimin e autostradës prej 12 kilometrave që lidh Shkupin me pikën kufitare me Republikën e Kosovës, kjo rrugë do të na ofrojë edhe më shumë dhe do të na krijojë mundësi më të mëdha të shumanshme, përfshi në ekonomi. Njësoj shpresojë të ndodhë edhe me krijimin e pikave të përbashkëta kufitare në dy pikë kalimet kryesore, tani më kemi lajme të mira në këtë drejtim”, tha mes tjerash Osmani./tv21.tv
