Të akuzuarit në rastin Banjska nuk e pranojnë fajësinë

TË FUNDIT

Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk deklarohen rreth fajësisë, një thotë se është i pafajshëm

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë  po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë derisa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm.