Në seancën e sotme të gjykimit për vrasjen e dyfishtë të katërmbëdhjetë vjeçes Vanja dhe pensionistit Pançe Zhezhovski, Prokuroria prezantoi detaje të tmerrshme, transmeton TV21.
U prezantua edhe ekspertiza psikiatrike e të akuzuarve, e cila ka rezultuar se të gjithë kanë qenë të përllogaritur, pra kanë ditur se çfarë kanë bërë në momentin e kryerjes së krimit. Lidhur me viktimat e tyre, duke iu referuar gjetjeve psikiatrike, Prokuroria tha se ata kanë pësuar vuajtje të rënda mendore me intensitet të madh. Prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska tha se në gojën e Vanjës është gjetur një shirit ngjyrë gri me gjurmë të Velibor Manevit.
