Taylor Swift përkrah Kamala Harris për presidente

TË FUNDIT

Këngëtarja më me ndikim në botë, Taylor Swift ka përkrahur Kamala Harris kandidate për presidente të Amerikës, pas debatit të kësaj të fundit me kandidatin tjetër Donald Trump.

“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Ëalz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Sëift në postimin e saj në Instagram.

“Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, ka   thënë mes tjerash derisa ndau edhe një link për të votuar./21Media