Taulat Seferi për TV21 zbulon nëse do të transferohet në ekip tjetër të futbollit

TË FUNDIT

Futbollisti i Përfaqësueses së Shqipërisë, kumanovari Taulant Seferi në intervistë ekskluzive për TV21 ka zbuluar se ka gjasa që në sezonin e ardhshëm të transferohet në ndonjë ekip tjetër. Seferi aktualisht luan për “Baniyas Club” në Abu Dabi.

“Atëherë…nuk e kam menduar shumë të them të drejtën, por tani jam me pushime në vendlindje, këtu në Maqedoni, te familja dhe po pres ndoshta mund të ndodh ndonjë transferim tjetër në ndonjë ekip tjetër”, tha shkurt Seferi për TV21.

Intervistën e plotë me Seferin mund ta ndiqni në rrjetet sociale të TV21 pas orës 17:00. TV21 Facebook, TV21 Instagram, TV21 TikTok dhe TV21 YouTube.