Gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa” shtyhet për më 3 nëntor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili është pozitiv ndaj koronavirusit.
Gjykata informoi se, sipas shkresës së dorëzuar, i akuzuari 10 deri në 15 ditë nuk mund të paraqitet në seancë gjyqësore.
Në seancë para dy ditëve, që, gjithashtu, u shty, avokati i Sasho Mijallkovit Shvërgovski e njoftoi Gjykatën se Mijallkovi ka simptome të Kovid-19 dhe do të testohet, pasi bashkëshortja e tij është pozitive në test.
Deri te Gjykata, avokati i Mijallkovit, e dorëzoi testin pozitiv.
Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.
Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.
Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.