Targa me ngjyrë të kuqe në Zvicër, ja kush do ti vendosë (FOTO)

TË FUNDIT

Zvicra ka filluar përdorimin e targave të kuqe e të dedikuara për të gjitha ata që bartin në pjesën e pasme të veturës, “varësen” për biçikleta e cila do të lehtësojë vozitjen.

Duke marrë parasysh se vendosja e biçikletave në pjesën e pasme pamundëson ekspozimin e targave, pronarët duhet t’i vendosin ato në “varëse”. Në të ardhmen kjo nuk është e nevojshme për shkak se mund të sigurojnë targën shtesë me ngjyrë të kuqe që do të përdoret ekskluzivisht në “varësen” e biçikletës.

Zvicra ka informuar për vendimin disa vende evropiane e  aktualisht në listën e shteteve që kanë pranuar janë Gjermania, Franca, Italia, Austria, Estonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja e Britania e Madhe.

Zviceranët targat e reja mund t’i porositin nga 1 marsi, e të parat pritet të jenë të qasshme në fund të muajit të ardhshëm.