Taravari për TV21: Për ASH-në është shumë e rëndë dalja me BDI-në në zgjedhje, por vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen

TË FUNDIT

Pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nëse vazhdon të mendojë se ASH duhet të dalë vet në zgjedhje, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se për të gjitha opsionet vendimet i marrin organet e partisë, shkruan TV21. Taravari tha se mendon se për ASH-në, është e rëndë që të dalë me BDI-në në zgjedhje.

“Një prej opsioneve të cilën e kemi si vendim të kryesisë së partisë është të del vet në zgjedhje. Thash, për Aleancën është shumë e rëndë të del me BDI-në, por do t’i shqyrtojmë përsëri, vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen”, theksoi Taravari për TV21./tv21.tv