Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po marshojnë në shenjë revolte për ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15-të korrikut.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për TV21, theksoi se porosia e marshit është që të mos përsëriten plaçkitjet dhe krimet e mëparshme që kanë ndodhur në 18 vitet e fundit.
I pyetur nga gazetari i TV21, nëse është i mundur koalicioni me LSDM-në dhe Lëvizjen Besa, Taravari tha se është e mundur.
“Gjithçka është e mundur, por shumë e vështirë dhe e pamundur të bëjsh koalicion me BDI-në, ajo është më e vështira dhe nuk besoj se do të jetë, megjithatë përsëri vendosin organet e partisë”, deklaroi Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
