Ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve, kështu tha Arben Taravari në ClickPlus, por a do të thotë se VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë?
Taravari tha se ka një marrëveshje për qeverisje me VMRO-në dhe shtoi se ka mbetur të diskutohet për programet dhe ministritë.
“Qeveria është nga përfundimi. Qeveria veç se ka një marrëveshje, për qeverisje të ardhshme por duhet programet të sinkronizohen, të bisedojmë për ministri sepse aspak nuk kemi biseduar”, deklaroi Taravari.
