Tani nuk është as shtet miqësor, e as vëllazëror! A e ndryshoi vonë Zaevi retorikën ndaj Bullgarisë?!

TË FUNDIT

Vetëm një ditë pas vetos, ai shkoi që të takohet me krerët bullgarë, pas çka mbajti edhe konferencë për shtyp bashkë me ministren Ekaterina Zaharieva. Por, edhe në këtë konferencë nuk dëgjuam se ka zbutje të qëndrimeve të Bullgarisë, që në fakt është misioni i Buçkovskit, siç shpjeguan autoritetet e Maqedonisë pas emërimit të tij. Zaharieva mbetet e ftohtë në pozicionet e saja, ashtu siç e përshëndeti Buçkovskin gjatë largimit të tij.

Megjithatë, nga ky takim mësuam se për Bullgarinë kjo veto nuk është veto.

“Dua të nënvizoj se kjo gabimisht quhet veto, kjo është mosmiratim i kornizës negociuese”, u shpreh Ministre e Bullgarisë për Punë të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Por, përkundër qëndrimeve të mëparshme, tani ndryshoi retorika e kryeministrit Zoran Zaev. Edhe pse paraprakisht gjithmonë kur përmendej emri i Bullgarisë, ai thoshte se ai është vend miqësor dhe vëllazëror, megjithatë dje menjëherë pas takimit mes Buçkovskit dhe Zaharievës, Zaevi doli me tone të ashpra në adresë të Sofjes zyrtare. Fjalimi i tillë është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që dëgjuam në intervistën kundërthënëse që e dha për Agjencinë bullgare, pas së cilës u ngrit shumë pluhur në opinion.

“Fatkeqësisht, Bullgaria nuk mblodhi forcë që të sillet në mënyrë evropiane. Bullgaria lejoi të bëjë një gjest i cili nuk tregon as miqësi, as vëllazërim. Qëndrimi i Bullgarisë është krejtësisht irracional dhe ofendues për maqedonasit dhe gjithë popullin tonë”, thotë Zaev.

Pas seancës së fundit të Komisionit të përzier për Çështje Historike mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, në opinion publik doli lajm se asgjë nga ajo që është negociuar nuk është zgjidhur, sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e mbiemrit  që ka të bëjë me identitetin. Zaevi paraprakisht pohonte se kjo çështje është zgjidhur.

error: Content is protected !!