Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.
Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.
Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.
Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.
