Talebanët në Afganistan sot i bënë thirrje presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Xho Bajdenit që ta respektojë marrëveshjen me ta dhe t’i tërheqë trupat amerikanë nga Afganistani.
Sipas marrëveshjes së mëparshme, SHBA-ja filloi me tërheqjen e trupave të tyre dhe gjithçka duhet të përfundojë deri në maj, ndërsa Talebanët do të duhet të mbajnë bisedime paqësore me Afganistanin zyrtar në Doha.
“Ne duam t’i themi presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së dhe administratës së tij se mënyra më e arsyeshme dhe më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit është përmbushja e marrëveshjes që kemi arritur”, kumtoi grupi militant, duke i komentuar zgjedhjet në SHBA për herë të parë.
