Një nga themeluesit dhe nismëtari kryesor për interpretimin e rreptë të ligjit islamik gjatë kohës së qeverisjes së fundit të talebanëve në Afganistan kah fundi i viteve ’90, Mulla Norudin Turabi, tha se lëvizja përsëri do të kryej ekzekutime dhe prerje duarsh, vetëm ndoshta jo në publik.
Në intervistë për Asoshiejted Pres, Turabi e hodhi poshtë mëkatin për shkak të ekzekutimeve që talebanët kanë kryer në të kaluarën, që ndonjëherë ndodhte para tubimit të njerëzve në stadiume dhe paralajmëroi botën të mos përfshihet në punën e zotëruesve të ri të Afganistanit.
“Të gjithë na kritikonin për dënime në stadiume, por ne asnjëherë nuk thamë asgjë për ligjet dhe dënimet e tyre”, tha Turabi.
Komentet e Turabit tregojnë se udhëheqësit e grupit mbesin thellësisht konservativë si dhe pranojnë ndryshime teknike, siç janë videot dhe celularët, thekson AP.
Në ditët e fundit në Kabul, luftëtarët talebanë e rinovuan dënimin që e shfrytëzonin në të kaluarën për personat e akuzuar për vjedhje të vogla, dhe kjo ishte t’i poshtërojnë.
Së paku dy herë në javë, burra nga Kabuli janë vendosur në pjesën e prapme të kamionit, me pranga në duar dhe janë tërhequr të poshtëruar.
Nuk dihet saktë se çfarë krime kanë kryer.
