Talat Xhaferi rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vjet të tjera.
Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.
Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisësë. 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan kundër, pas votimit e braktisën sallën e Kuvendit. Edhe partia E Majta, siç u prononcuan në debat, votuan kundër propozimit, ndërsa deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim.
