Taksa ekologjike nuk hyri në fuqi më 1 korrik, çfarë do të ndodh me buxhetin dhe mjetet që u parapanë?

TË FUNDIT

Më 1 korrik ishte plani i Qeverisë që të hyjë në fuqi rritja e taksës ekologjike për 3.5 denarë, por në Kuvend është bllokuar ligji.

Edhe pse ka vonesa dhe mjetet e parapara të sigurohen nga kjo rritje do të mungojnë në buxhet, sërish ministri i Financave, Fatmir Besimi shpreson se do të realizohet ajo çfarë është projektuar me ribalancin buxhetor.

“Ne shpresojmë se dinamika do të jetë sërish në kuadër të atyre parametrave. Dallimi mes numrave, defakto mes realizimit dhe projektimit japin fleksibilitet të tillë edhe për situata të tilla siç është tani. U paralajmërua për më 1 korrik, por mund të vazhdojë edhe më gjatë derisa miratohet në Kuvend. Do të thotë, nga ky aspekt nuk do të ketë asnjëfarë komplikimi sa i takon likuditetit të buxhetit dhe sigurisht ka zgjidhje gjatë vitit që buxheti të realizohet në mënyrë adekuate ashtu siç është planifikuar”, tha Besimi, transmeton TV21.

Rritja e taksës ekologjike është bllokuar me amendamente nga opozita në Kuvend.