Takohen Zaevi dhe Kasami

TË FUNDIT

Sot, në selinë e Levizjes BESA janë takuar dy liderët, ai i LSDM-së, Zoran Zaev dhe i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Takimin e ka kumtuar Kasami, megjithatë nuk ka bërë të ditur se për çfarë është diskutuar në të, transmeton TV21.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Venko Filipçe dhe Arjanit Hoxha.

Ndërkaq, ditë më parë Zaevi deklaroi se është duke biseduar me tre liderët shqiptar në Qeveri, mes të cilët edhe Kasami për koalicion të mundshëm parazgjedhor për zgjedhjet lokale.

Ndërkaq, Kasami nga ana tjetër, në Click Plus deklaroi se është i hapur për bashkëpunim me LSDM-në, pasi siç tha, me këtë parti kanë koalicion parazgjedhor që nga zgjedhjet parlamentare./TV21