Takohen Vjosa Osmani dhe Rexhep Taip Erdogan

TË FUNDIT

Në Antali, janë takuar dy presidentët e Kosovës dhe Turqisë, Vjosa Osmani dhe Rexhep Taip Erdogan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani në profilin e saj në Facebook.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum. 🇽🇰🇹🇷“, shkroi Osmani./TV21