Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri Kirill Pektov kanë pasur takim tet-a-tet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut në Bullgari.
Në takim është potencuar se dinamika me të cilën realizohet seanca e përbashkët si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës, kanë vërtetuar angazhimin e dy kryeministrave që të vendosen bazat për përparimin e ardhshëm në marrëdhëniet e ndërsjella.
Kryetarët e Qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov u dakorduan se atmosfera e vullnetit të shprehur politik, dërgojnë drejt zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për çështjet në interes të të dy shteteve, raporton TV21 nga Bullgari.
