Takimi Zaev-Ahmeti, para marrëveshjes për bashkëqeverisje

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Për sot është paralajmëruar se do të zhvillohet takimi mes liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Sipas kumtesës së përbashkët që u dërgua dje nga të dy partitë, thuhet se takimi i sotëm është një hap para marrëveshjes për bashkëqeverisje.

 “Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar. Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë përfundimtare, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u tha në kumtesën e përbashkët, LSDM-BDI.  

- Advertisement -

Nga ana tjetër, edhe kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi ka përjashtuar mundësinë që ta ftojë vazhdimin e seancës konstituive. Për televizionin “Sitel”, Xhaferi tha se derisa nuk ka shumicë dhe qeveri, nuk do thërrasë vazhdimin e seancës. Por, bindi se nuk do të bllokojë institucionet.

Përndryshe, paralajmërimi për një marrëveshje për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së po vjen pasi më 14 gusht, të premten Zaev e mori mandati për formim të Qeverisë nga presidenti Stevo Pendarovski./TV21

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -