Njëra nga palët e kundërshtoi marrëveshjen e koalicionit, për të cilin shkak ishte e nevojshme të mbahet mbledhje urgjente në ndërtesën e Kuvendit Popullor bullgar, për BTV kumtoi ish-kryetarja e Kuvendit 45 dhe 46, Iva Miteva nga partia “Ka popull të tillë”.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Mitevës, ata e kanë lexuar me kujdes marrëveshjen dhe janë pastruar të gjitha paqartësitë.
“KPT” ka pasur kërkesa për sqarim të formulimeve dhe nga aspekti politik ka bërë pyetje lidhur me emërimin e drejtorëve ekzekutivë dhe kryetarëve të komisioneve shtetërore”, tha Miteva.
Ajo konfirmoi se “Ka popull të tillë” në të ardhmen do të ketë një zëvendëskryeministër në koalicionin qeverisës në Bullgari, duke shtuar se ai do të jetë ministri i Çështjeve Rajonale.
BSP kundërshtoi një pjesë të tekstit të marrëveshjes së koalicionit. Liderja e BSP-së, Kornelia Ninova tha se dëshiron që gjithçka të përpunohet në detaje dhe se nuk ka asgjë të çuditshme në këtë. Sipas saj, në pjesën e tretë të marrëveshjes – legjislative, partia ka propozime për plotësime që kanë të bëjnë me sferën sociale.
“Bullgaria Demokratike” mori pëlqimin nga partnerët e koalicionit Hristo Ivanov për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit, sipas së cilës do të kenë një zëvendëskryeministër dhe dy ministra.
