Takimi Rusi – Ukrainë, delegacioni ukrainas arrin në vendin e takimit

TË FUNDIT

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën, në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase, transmeton CNN.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit./TV21