Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiq publikon fotografi duke luajtur shah

TË FUNDIT

Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të përbashkët që kanë zhvilluar ata me shefin e jashtëm të diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ata kanë zhvilluar takime edhe veç e veç me përfaqësuesit e BE-së.

Derisa Kurti ishte duke zhvilluar takime me Borrellin, Vuçiq ka publikuar një fotografi ku ai shihet duke luajtur shah.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”.