TAKIMI LETRAR “SHKUPI LEXON”, PËRKUJTOHEN SHKRIMTARËT FADIL BEKTESHI DHE SABRI DAUTI

TË FUNDIT

Për herë të katër u mbajt manifestimi Shkupi lexon. Artistë, shkrimtar dhe dashamir të librit u mblodhën pranë Qendrës informative kulturore, për të ndjekur këtë ngjarje. Qëllimi i “Shkupi Lexon” është që të mbahet gjallë fjala e shkruar shqipe, të mblidhen shkrimtarët shqiptar në një vend dhe të kujtohen ata që kanë lënë vepra të shkruara e nuk janë më, thotë poetja dhe ideatorja Lindita Ahmeti. Ajo shpreson që manifestimi të marrë frymë tradicionale. Kësaj radhe u përkujtuan shkrimtarët e ndjerë Fadil Bekteshi dhe Sabri Dauti. Kurse në pjesën e dytë të quajtur “Lexim Letrar” u lexuan poezi nga opusi i poetëve të pranishëm. Këtë aktivitet edhe këtë vit e mbështet Qendra Informative Kulturore./TV21