Takimi i ministrave të BE-së

TË FUNDIT

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian mbrëmë janë pajtuar “në parim” për programin e shpërndarjes së 120 mijë refugjatëve, që kanë kërkuar azil në Greqi, Itali dhe Hungari. Qeveria e Luksemburgut, që aktualisht e kryeson presidencën e Këshillit ministror të BE-së, tha se ministrat pritet ta miratojnë propozim-legjislacionin në takimin e ardhshëm në Bruksel, më 8 tetor. Në deklaratë nuk saktësohet se si do të shpërndahen azilkërkuesit e mundshëm nëpër vendet e BE-së./21Media