Bekteshi-Galloway: Marrëdhëniet e mira bilaterale janë baza për thellimin e bashkëpunimit

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim përmes video telefonatës me ambasadoren e Britanisë së Madhe SH.T. Rachel Galloway.

Në takim u diskutua mbi përparësitë ekonomike të Qeverisë në mandatin e ri, bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Ministri e informoi ambasadoren lidhur me masat dhe reformat e zbatuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë për mbështetje të ekonomisë në përballimin e krizës së shkaktuar nga Covid- 19, veçanërisht për masat e pakos më të re të katërt me radhë që do të thotë mbështetje shtesë për biznesin dhe qytetarët në trajtimin e pasojave të pandemisë.

Ministri e informoi ambasadoren Galloway se Britania e Madhe është partneri i dytë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe se tregtia e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve është rritur vazhdimisht në vitet e fundit.

Që të dy ranë dakord se ka vend për thellim të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, kryesisht për shkak të pranisë së investitorëve britanikë në tregun maqedonas. Ministri falënderoi ambasadoren Galloway për mbështetjen që jep Qeveria Britanike për Ministrinë e Ekonomisë në përmirësimin e rregullores së Partneritetit Publik Privat.

Ministri gjithashtu informoi ambasadoren për reformat e parashikuara në Ministrinë e Ekonomisë në periudhën e ardhshme në fushën e mbështetjes së biznesit. Angazhimi programor i Qeverisë në periudhën e ardhshme është rritja e mbështetjes së kompanive në fushën e investimeve në teknologji të reja, kapital njerëzor dhe inovacione.

Në fushën e energjetikës, ministri gjithashtu informoi ambasadoren se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë investimet në ndërtimin e objekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, që do të thotë përmirësim i të gjithë sistemit energjetik në vend.


Ambasadorja përgëzoi ninistrin Bekteshi për mandatin e dytë si Ministër i Ekonomisë dhe të dy ranë dakord që bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë në të ardhmen.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This