Takim Zaev – Koja: Përkushtim ndaj bashkëpunimit reciprok në drejtim të avancimit të proceseve reformuese dhe sigurimin e prosperitetit për qytetarët

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, ku u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar të vazhdojë në më shumë fusha të ndryshme, si dhe se përmes bashkëpunimit të tillë do të punojnë në avancimin e proceseve reformuese dhe sigurimin e prosperitetit për qytetarët.

Siç njoftoi Pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri Zaev me ambasadorin Koha bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re.

“Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimin për sundim efikas të së drejtës dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Ata u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar me Misionin e OSBE-së vazhdon në më shumë fusha të ndryshme dhe programe në drejtim të avancimit të raporteve ndëretnike, reformat në polici dhe në strukturat e sigurisë, liritë e mediave, reformat zgjedhore, arsim të integruar dhe në sferën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminim

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendim edhe për sfidat e ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19, si dhe për masat të cilat ndërmerren në nivel nacional, kombëtar dhe lokal nga institucionet e vendit./MIA