Takim Kovaçevski-Kurti: Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm aspiratat euroatlantike të Kosovës

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi ka realizuar takim me homologun nga Kosova, Albin Kurti, përcjell TV21. Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë njoftojnë se dy kryeministrat kanë konstatuar se lidhja mes dy vendeve është në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe se po punohet për intensifikim të bashkëpunimit.

“Në takim u vlerësua se seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve e planifikuar për në qershor të këtij viti është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon mbështetjen e fuqishme të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë përvojat në të gjitha fushat në të cilat Republika e Kosovës do të shprehë interesin për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.