Takim i presidentit kinez me atë brazialian në Pekin

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite në Pekin bisedime me presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, që ndodhet në Kinë për vizitë zyrtare.

Gjatë bisedimeve, Xi vuri në dukje se Kina është e përqendruar në zhvillimin me cilësi të lartë, po përshpejton formimin e modelit të ri të zhvillimit dhe po nxit hapjen me nivel të lartë me botën e jashtme, e kjo do të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për vendet e botës, duke përfshirë edhe Brazilin.

“Jam i bindur që marrëdhëniet e shëndetshme e të qëndrueshme Kinë-Brazil do të luajnë një rol të rëndësishëm e pozitiv për paqen e qëndrueshmërinë, si edhe për zhvillimin e lulëzimin e rajonit, madje edhe botës”, tha ai.

Gjatë bisedimeve, të dy palët shkëmbyen mendime mbi çështjet kryesore rajonale e ndërkombëtare, duke rënë dakord që të shtojnë bashkërendimin strategjik mbi çështjet globale me interes të përbashkët.