Kryeministri izraelit Jair Lapid dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u takuan të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, që është hera e parë që liderët e dy vendeve të flasin drejtpërdrejt nga viti 2008, kumtoi kabineti i kryeministrit izraelit.
Dy liderët biseduan për energjetikën, e cila është bërë fushë kyçe e bashkëpunimit pasi marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar në muajt e fundit.
“Lapid e falënderoi Erdoganin për shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës dhe u shpreh për kërkesën e Izraelit për kthimin e katër shtetasve izraelitë, nga të cilët dy ushtarë, të cilët llogariten të zhdukur në Rripin e Gazës nga viti 2014”, theksohet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit izraelit.
Për shkak të konfliktit rreth çështjes palestineze erdhi deri në ftohjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë, edhe pse ato janë përmirësuar në muajt e fundit, ndërsa energjetika u bë fushë kyçe e bashkëpunimit.
Turqia një kohë të gjatë e mbështet lëvizjen islamike palestineze Hamas, e cila sundon me Gazën, ndërsa një pjesë e madhe e Perëndimit e konsideron si organizatë terroriste.
Marrëdhënia e tillë shpesh herë ka qenë pikë e grindjes në përpjekjet për rinovimin e lidhjeve midis Turqisë dhe Izraelit.
Ankaraja u zemërua për shkak të vrasjes së 10 aktivistëve turq gjatë përleshjeve që shpërthyen kur marinsat izraelitë e sulmuan anijen, e cila tentoi ta depërtojë bllokadën detare izraelite në Rripin e Gazës.
