Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, sot në Sofje ka realizuar takim me Cvetan Simeonov, kryetar i Odës tregtare-industriale në Bullgari. Në takim, përveç temat në lidhje me avancimin e mundësive për bashkëpunim mes kompanive maqedonase dhe bullgare, bisedohet edhe për frikën e arsyeshme nga shoku i ri i çmimeve për kompanitë maqedonase që shfrytëzojnë gaz natyror për shkak të vendosjes së taksës së jashtëzakonshme energjetike nga 13 tetori, për transmetimin dhe transitin e gazit natyror rus nëpër gazsjellësin bullgar në vlerë prej 10 eurove për orë megavat. Në takim do të bëhet fjalë vetëm për pjesën e sasive të blera që nuk shfrytëzohen dhe duhet të lirohen, që është edhe në përputhje me direktivat e BE-së.
